Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur qëndrimin se zgjedhjet në Kosovë janë të detyrueshme dhe jo të dëshiruara.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se partia fituese e zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti, në vend që të formonte institucionet, ka kontribuar në bllokadën e tyre. Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka shpërfillur vullnetin e qytetarëve dhe ka çuar vendin në një situatë të vështirë.
Haradinaj ka theksuar se këto zgjedhje janë mënyra për të dalë nga kjo situatë bllokuese dhe ka shprehur bindjen se ky problem do të zgjidhet përfundimisht. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë përkrah tij kundër bllokadës.

Leave a Reply