Familja e Martin Canit, djalit të mitur të vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka shprehur mendimin e saj pas vendimit të gjykatës për të dënuar Mario Perlleshajn me 16 vite burg.
Në deklaratën e tyre, familja Cani thekson se pas një viti të gjatë dhimbjeje, kanë parë një shpresë drejtësie me vendimin e gjykatës, i cili njohu dy vepra penale: vrasjen e Martinit dhe tentativën për vrasje ndaj Luisit. Ata shprehen mirënjohës ndaj gjyqtarëve që treguan kurajë dhe integritet në njohjen e të vërtetës.
Ndërkohë, familja synon të vazhdojë kujtimin e Martinit përmes Muzeut “Martin Cani” dhe një filmi që do të promovojë ëndrrën e tij për futbollin. Gjithashtu, ata kanë themeluar Fondacionin Martin Cani për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në shkolla.
Familja falënderon qytetarët për mbështetjen dhe beson se Martini do të mbetet i gjallë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Leave a Reply