Albin Kurti, kryetar i partisë Vetëvendosje, njoftoi se paga minimale për sektorin privat do të rritet në 500 euro duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
Ky vendim ka ngjallur reagime, veçanërisht nga Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant “Remi”, i cili e ka cilësuar këtë masë si një “padrejtësi” për faktin se veteranët e UÇK-së nuk do të përfitojnë nga kjo rritje. Mustafa ka shprehur shqetësimin e tij përse veteranët janë të përjashtuar nga përfitimet e këtij ligji, duke e cilësuar si një vendim që cenon dinjitetin e tyre.
Ai theksoi se respekti ndaj veteranëve duhet të shprehet përmes veprave dhe jo vetëm me fjalë. Sipas tij, përjashtimi i tyre nga përfitimi i pagës minimale përbën një padrejtësi që duhet adresuar.

Leave a Reply