Serbia si faktor i përçarjes me aleatët, Qeveria Kurti 3 pritet brenda dy javësh pas formimit të Kuvendit, thotë Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Hajrullah Çeku, deklaroi se Qeveria Kurti 3 pritet të formohet brenda 15 ditëve pas konstituimit të Kuvendit.

Në një intervistë për KosovaPress, Çeku theksoi se aktualisht po presin vendimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka vendosur një masë të përkohshme që zgjat deri më 30 shtator, e cila u ndalon deputetëve të zgjedhur të ndërmarrin veprime për formimin e qeverisë së re.

“Ne po presim vendimin përfundimtar më 30 shtator. Gjykata Kushtetuese ka paralajmëruar se konstituimi duhet të bëhet ose të konstatohet nga ajo. Pas kësaj, ne kemi afatin tonë 15-ditor dhe jam shumë i sigurt se sapo të konstituohet Kuvendi, brenda këtij afati do të kemi qeverinë Kurti 3,” tha ai.

Sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, ministri Çeku theksoi se Serbia ka qenë arsyeja kryesore për mosmarrëveshjet e ekzekutivit kosovar me partnerët ndërkombëtarë.

Kosova ende nuk ka themeluar institucionet e reja, edhe pse kanë kaluar tetë muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *