Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti midis një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi deklaroi se dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se rruga Suharekë-Shtime është bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitet kompetente policore.
“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyqi.

Leave a Reply