Policia ka zbuluar një rast të kontrabandimit të kafshëve në afërsi të fshatit Dumnicë.
Një person është parë duke transportuar disa dele me një qerre dhe, sapo ka vërejtur patrullën policore, ka tentuar të largohet përmes rrugëve malore. Në mjetin e dyshuar janë gjetur 21 dele, të cilat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e nevojshme ligjore.
Pas inicimit të rastit, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor. Me vendim të prokurorit, ai është liruar pas procedurave të rregullta.
Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.

Leave a Reply