Modelja dhe ish-pjesëmarrësja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë së fundmi një histori të veçantë nga viti 2016, kur u takua me futbollistin e njohur Cristiano Ronaldo.
Në një intervistë për “Andale”, Nura kujtoi një festë në Ibiza ku kishte ndodhur takimi i tyre. Ajo tregoi se Ronaldo ndodhej në një jaht pranë tavolinës së saj dhe përmes një shoku të tij, i kërkoi numrin e telefonit, duke e ftuar në një festë të planifikuar për ditën tjetër.
Nura theksoi se Ronaldo ishte një person shumë i thjeshtë dhe i sjellshëm. Gjithashtu, Nura përmendi një takim tjetër me Karim Benzema në Dubai, duke theksuar se ky i fundit ishte më i ftohtë dhe më pak i qasshëm krahasuar me Ronaldon.
Nura përfundoi me humor, duke thënë se Ronaldo e kishte bllokuar në Instagram pasi u martua, por ajo e vlerëson atë për sjelljen respektuese që kishte treguar gjatë takimit të tyre.

Leave a Reply