Deklarata e Rozeta Hajdarit pas anulimit të seancës gjyqësore

Seanca e shqyrtimit fillestar për çështjen e rezervave shtetërore, e planifikuar për sot, është shtyrë për shkak të mungesës së kushteve ligjore.

Arsyeja kryesore për këtë shtyrje ishte mungesa e ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila nuk ishte e pranishme në seancë. Gjykata njoftoi se ministrja ishte e ftuar përmes postës, por nuk kishte konfirmim zyrtar për pranimin e ftesës.

Si rezultat, u vendos të mos vazhdohej me seancën. Në reagimin e saj, Hajdari deklaroi publikisht se nuk kishte marrë asnjë njoftim për seancën e sotme, duke sqaruar se do të marrë pjesë në seancën e ardhshme në momentin që të marrë thirrjen nga gjykata.

Seanca do të caktohet në një datë të re, ende për t’u përcaktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *