Auditimi identifikon probleme në ndërtimin e objekteve spitalore

Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar probleme të shumta në ndërtimin e objektit për Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë në ShSKUK për periudhën 2018 – qershor 2025.

Raporti i auditimit, publikuar së fundmi, analizon procesin nga faza e buxhetimit dhe planifikimit, deri te tenderimi dhe menaxhimi i fondeve. Sipas këtij raporti, janë evidentuar mospërputhje në planifikimin buxhetor, dyfishime në specifikat teknike, dhe disbalanca mes dokumentacionit teknik të projektit dhe paramasës.

Gjithashtu, auditimi ka zbuluar mangësi në vlerësimin e ofertave dhe dobësi në menaxhimin e shpenzimeve. Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi nevojën për përmirësime sistematike dhe respektim të plotë të kornizës ligjore për të rritur transparencën dhe integritetin në menaxhimin e fondeve publike.

ZKA ka ofruar pesë rekomandime, përfshirë përmirësimin e kontrolleve të brendshme dhe harmonizimin e buxhetimit me kërkesat e projektit. Këto masa synojnë forcimin e përgjegjshmërisë në zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *