Një qytetar me inicialet S.P dorëzoi një portofol të gjetur në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.
Brenda portofolit ndodhej një shumë parash dhe disa dokumente personale. Sipas procedurave zyrtare, policia e përpunoi portofolin dhe më pas e riktheu te pronari i tij i ligjshëm.
Policia e Prishtinës e vlerësoi lart këtë akt të qytetarit, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe ndershmërinë që tregojnë qytetarët në situata të ngjashme. Ky veprim tregon nivelin e lartë të ndërgjegjësimit dhe etikës qytetare që ekziston në komunitet.

Leave a Reply