Grupi “Shvercerat” përkrah protestën e ardhshme në Shkup

Grupi i tifozëve të KF Shkupit, i njohur si “Shvercerat,” ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën e 13 dhjetorit në sheshin Skënderbeu, Shkup, për të mbështetur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo protestë synon të shprehë kundërshtimin ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale. Sipas një deklarate të tyre, “Shvercerat” theksojnë se kjo nuk është një sfidë personale apo politike, por një çështje kombëtare që prek të gjithë shqiptarët.

Ata shprehen se shumë prej tyre kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe lufta e kësaj ushtrie ka qenë thelbësore për lirinë. Gjithashtu, grupi bën thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte për mbrojtjen e atdheut dhe popullit të pafajshëm nga agresioni serb.

“Shvercerat” nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe përkrahjes së atyre që luftuan për liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *