Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, zhvilloi një takim me disa kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në këtë takim morën pjesë Eman Rrahmani, Mergim Lushtaku, Amir Ahmeti, Gëzim Qerimi, Bernard Tahirbegolli dhe Visar Korenica. Lushtaku vlerësoi këta kandidatë si individë me përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e vendit.
Lushtaku theksoi se diskutuan për angazhimin e tyre politik, i cili do të vazhdojë me vendosmëri për të mbrojtur vlerat shtetërore, kombëtare dhe familjare. Ai është i bindur se me energjinë dhe profesionalizmin e tyre, këta kandidatë do të jenë një zë i rëndësishëm në Kuvend, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Sipas Lushtakut, këta kandidatë janë të pajisur me etikë dhe përkushtim, duke u shndërruar në mbështetje të qëndrueshme për rrugën e përbashkët të zhvillimit të vendit.

Leave a Reply