Behrami kërkon lirimin e plotë të Kilajt dhe udhëheqësve të UÇK-së

Artan Behrami, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të liruar me kusht Isni Kilajn.

Sipas tij, ky hap është i pamjaftueshëm dhe kërkon lirimin e plotë të tij. Behrami theksoi se Isni Kilaj, së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ai argumentoi se këta individë meritojnë të jenë të lirë dhe jo të përballen me akuza që sipas tij janë të pabaza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *