Një aksident tragjik ndodhi pasditen e së mërkurës në Malësinë e Madhe të Shkodrës, ku një grua 68-vjeçare humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në rrugën që lidh Shkodrën me Hanin e Hotit rreth orës 17:05, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi slloven K. J.
përplasi këmbësoren, identifikuar me inicialet P. L.
Ekipet hetimore janë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për procedura të mëtejshme.

Leave a Reply