Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur ngritjen e aktakuzës ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc, duke e cilësuar këtë si sukses të hetimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë FBI-në.
Kurti kujtoi se menjëherë pas sulmit kishte deklaruar se origjina e tij ishte nga Serbia, bazuar në të dhënat e inteligjencës. Ai theksoi se hetimet kanë siguruar prova që lidhin të akuzuarit me vendngjarjen dhe me struktura ilegale serbe.
Kryeministri kritikoi Beogradin për mohimin e përgjegjësisë dhe përhapjen e dezinformatave, duke shprehur bindjen se aktakuza do të vërtetojë vlerësimet e institucioneve kosovare. Sipas tij, rasti dëshmon se terrorizmi nuk mbetet pa u ndëshkuar në Kosovë dhe se dezinformatat nuk kalojnë pa u zbuluar.
Ai falënderoi partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të, për mbështetjen në këtë proces.

Leave a Reply