Democracy Plus (D+) dhe Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) kanë publikuar raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, i cili analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet nacionale të vitit 2025.
Ky studim shqyrton ndikimet e këtyre shpenzimeve në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor. Prezantimi do të udhëhiqet nga Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve në Democracy Plus.
Në panelin e diskutimit do të marrin pjesë Graeme Ramshaw, Drejtor për Cilësinë dhe Inovacionin në WFD, Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe Besnik Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Ky raport synon të hedhë dritë mbi sfidat financiare që përballen kandidatët gjatë fushatave dhe të nxisë një debat më të gjerë mbi transparencën dhe drejtësinë në proceset zgjedhore në Kosovë.

Leave a Reply