Organizata militante palestineze Hamas ka kërkuar urgjentisht nga ushtria izraelite që të ndalojë sulmet në qytetin e Gazës për një periudhë 24-orëshe. Në një deklaratë të lëshuar nga krahu i armatosur i Hamasit, “Brigadat al-Qassam”, thuhet se jeta e dy pengjeve izraelite është në rrezik të madh.
Grupet militante kërkojnë që forcat izraelite të tërhiqen menjëherë në jug të Qytetit të Gazës, me qëllim që të mundësohet një përpjekje për t’i “nxjerrë” dy pengjet.
“Ky është një paralajmërim”, thuhet në deklaratë. Më herët, “Brigadat al-Qassam” njoftuan se kishin humbur kontaktet me dy pengjet gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të sulmeve intensive izraelite në qytet.
Ende nuk dihet nëse Izraeli do t’i përgjigjet kësaj kërkese.

Leave a Reply