Avokatët kërkojnë lirimin e ish-drejtorit të AKI-së në çështjen “Gylenistët”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të enjten u mbajt seanca e fundit për ish-drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, i cili akuzohet për përfshirjen në dëbimin e gjashtë shtetasve turq në rastin “Gylenistët”.

Mbrojtja e tij kërkoi lirimin, ndërsa pala e dëmtuar kërkoi dënim. Gashi akuzohet se si drejtor i AKI-së, ka shkelur procedurat ligjore duke organizuar dëbimin e shtetasve turq nga Kosova.

Mbrojtësit e tij dhe të palës së dëmtuar dorëzuan fjalët përfundimtare me shkrim, ndërkohë që avokati i Gashit, Florent Latifaj, mbështeti qëndrimet e deklaruara në seancat e mëparshme. Në korrik 2023, Gashi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në dhjetor 2024 riktheu çështjen për rigjykim vetëm për një pikë të aktakuzës ndaj tij, duke konfirmuar lirimin e dy të akuzuarve të tjerë. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale pretendon se Gashi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke mos informuar autoritetet e larta shtetërore dhe duke përfshirë agjencinë e tij në operacionet e dëbimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *