18-vjeçari nga Brodi shpëtohet me sukses në operacion kërkimi

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë me dije se operacioni për gjetjen e Yll Hisenit, një 18-vjeçar nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, është përmbyllur me sukses.

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe autoritetet përkatëse, ekipet arritën ta lokalizojnë të riun pas një operacioni intensiv. Përmes një njoftimi, Shoqata theksoi rëndësinë e profesionalizmit dhe koordinimit ndërmjet të gjitha njësive të përfshira, duke vlerësuar reagimin e shpejtë që çoi në përfundim të suksesshëm të aksionit.

Ata shprehën mirënjohje për të gjithë ata që morën pjesë në operacion, duke nënvizuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë procesit të kërkim-shpëtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *