Gjykimi për sulmin në “Ibër-Lepenci” fillon më 24 dhjetor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka planifikuar që gjykimi i vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq, së bashku me Igor Dimoviq, të nisë më 24 dhjetor.

Ata janë të akuzuar për një sulm që ndodhi më 29 nëntor 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc” në Varagë, Zubin Potok. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre individëve më 9 dhjetor, duke i ngarkuar me përgjegjësi për një sulm që ka dëmtuar një infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike nga KEK.

Ndërkaq, Jovan Viçentijeviq, i cili ka gradën kolonel në ushtrinë serbe, konsiderohet si organizatori kryesor i këtij sulmi. Hetimet janë ndihmuar nga FBI-ja amerikane, e cila ka ofruar ekspertizë gjeologjike për provat e mbledhura, duke përfshirë dheun e sekuestruar nga çizmet e të akuzuarve.

Raportet tregojnë për një përputhje të plotë mes mostrave të dheut të mbledhura në vendngjarje dhe atyre të gjetura në pronat e Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *