Lista Srpska ka paraqitur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Igor Simiq, anëtar i Kryesisë së Listës Srpska, e cilësoi vendimin si një përpjekje të qeverisë së Kurtit për të imponuar përfaqësues serbë në parlament. Simiq deklaroi për Kosovo Online se KQZ shpesh merr vendime të paligjshme për të përjashtuar Listën Srpska nga zgjedhjet, duke përfshirë refuzimin për të certifikuar kandidatët e tyre.
Ai theksoi se institucionet kosovare kanë konfirmuar se kandidatët e Listës Srpska i plotësojnë kërkesat ligjore, por vendimi për moscertifikimin ishte politik. PZAP pritet të shqyrtojë ankesën e bërë nga Lista Srpska.
Ndërkohë, ambasada amerikane e ka kritikuar veprimin e Vetëvendosjes, duke e quajtur si një pengesë për stabilitetin e Kosovës dhe interesat amerikane. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes në KQZ votuan kundër certifikimit, ndërsa partitë tjera abstenuan.
Këto vendime zakonisht kontestohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

Leave a Reply