Shqipëria do të përballet me mot të paqëndrueshëm. Parashikimet tregojnë se do të ketë periudha me diell, kryesisht nëpër Ultësirën Perëndimore, të ndërthurura me vranësira të moderuara deri të dendura, më të theksuara në zonat lindore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje shiu lokale me intensitet të ulët, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, të fokusuara në zonat kodrinore-malore të territorit.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësinë 7–14 m/s.
Deti do të ketë një valëzim me forcë 1–3 ballë./rtsh.al

Leave a Reply