Kurti: Kosova sot më e mirë, por disa nuk janë të kënaqur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur bindjen se vendi po përjeton një periudhë të artë politike që nga çlirimi.

Ai vuri në pah zhvillimet pozitive në fushën e ekonomisë, përmirësimin e rishpërndarjes sociale, avancimin e forcave të armatosura dhe përkrahjen për sektorin e bujqësisë. Kurti theksoi se disa individë mund të mos jenë të kënaqur me këtë situatë të favorshme, duke sugjeruar se ka pasur persona që kanë përfituar nga periudhat e vështira të Kosovës.

Sipas tij, niveli i tanishëm politik është më i miri që vendi ka arritur që prej çlirimit. Duke folur për Politiko, ai theksoi se përfitimi nga situatat e vështira është një fenomen i njohur në çdo vend dhe periudhë historike.

Për këtë arsye, ai beson se përmirësimi i gjendjes së Kosovës nuk është mirëpritur nga të gjithë, megjithëse vendi po ecën përpara në shumë aspekte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *