Në Gjilan, më 8 dhjetor 2025, Ekipi i Krimeve Kibernetike, nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit, nisi hetimet për një rast të dyshuar për veprën penale të “Lëshimit të çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimin e kartelave bankare apo kreditit”.
Policia raportoi se gjatë hetimeve janë siguruar prova të qëndrueshme që sugjerojnë se dy të mitur kanë përdorur të dhëna bankare të qytetarëve për përfitime të paligjshme përmes mashtrimit. Më 11 dhjetor 2025, u kryen kontrolle në dy lokacione të ndryshme, ku u gjetën prova që përforcojnë dyshimet ndaj të dyshuarve për përfshirje në veprat si “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme”, “Mashtrimi” dhe “Shpërdorimi i pasurisë”.
Pas arrestimit, të dyshuarit u intervistuan sipas procedurave të ligjit dhe, me vendim të Prokurorit, u mbajtën në paraburgim për 24 orë.

Leave a Reply