Specialja nuk ndryshon dënimin për Haxhi Shalën

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën për ndryshim të dënimit të Haxhi Shalës, duke vendosur se dënimi i tij nuk do të reduktohet edhe pas përfundimit të dy të tretave të tij.

Në vendimin e saj, Kryetarja Trendafilova u konsultua me gjykatësit që kishin shqiptuar dënimin, në përputhje me nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Një nga arsyet për këtë vendim ishte mungesa e shprehjes së keqardhjes nga ana e z.

Shala. Megjithatë, vendimi thekson se mundësia e rishikimit të dënimit të tij do të shqyrtohet pas dy muajsh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *