Dy të vdekur pas aksidentit në autostradën `Ibrahim Rugova`

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një grua.

Ajo u dërgua në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por mbërriti atje pa shenja jete. Lajmi u konfirmua nga Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK.

Sipas tij, gruaja ishte transferuar nga spitali i Prizrenit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ky është një tjetër rast që shton numrin e aksidenteve fatale në këtë autostradë, duke ngritur shqetësime për sigurinë rrugore në këtë zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *