Ministria e Shëndetësisë ka përmbyllur një marrëveshje për të pajisur tetë komuna me autoambulanca të reja, duke e çuar në totalin e këtij viti numrin e tyre në 20.
Zëvendësministri Arsim Berisha dhe Jahë Gecaj, ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, theksuan se ky investim prej 600 mijë eurosh do të rrisë kapacitetet e emergjencave në nivel lokal dhe do të përmirësojë aksesin e qytetarëve në shërbimet urgjente shëndetësore. Në katër vitet e fundit, Ministria ka siguruar mbi 40 autoambulanca dhe më shumë se 30 vetura për vizita në shtëpi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe përafrimin e tyre me standardet ndërkombëtare.
Përfaqësues të komunave që përfituan nga kjo marrëveshje ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit.

Leave a Reply