Rodrigo De Paul kalon nga Atletico Madrid te Inter Miami

Atletico Madrid ka bërë të ditur se Rodrigo De Paul, mesfushori argjentinas, është transferuar përfundimisht te Inter Miami.

Fillimisht, De Paul ishte pjesë e klubit amerikan si i huazuar deri në fund të qershorit, por Inter Miami vendosi të aktivizojë opsionin për blerjen e tij të plotë. Sipas burimeve nga “Marca”, Atletico ka përfituar 15 milionë euro nga ky transferim.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi madrilen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në njoftimin e tyre, Atletico i ka uruar De Paul shumë sukses në aventurën e tij të re profesionale.

Me këtë transferim, Inter Miami vazhdon të forcojë ekipin e saj, duke u rrethuar nga yje si Lionel Messi, ndërsa Atletico përfiton financiarisht nga largimi i mesfushorit kampion bote.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *