Në korrik të vitit 2022, Nexhat Fazliu, drejtues i Divizionit të Koordinimit në Mitrovicë, realizoi një inspektim të papritur në “Haxha Com Sh.p.k.” në Mitrovicë.
Sipas burimeve, Fazliu, i cili nuk kishte të drejtë ligjore për të kryer inspektime, ishte shoqëruar nga një person i jashtëligjshëm për këtë detyrë. Në raportin zyrtar, nënshkrimi i inspektores Laura Mustafa ishte falsifikuar, ndërsa ajo nuk ishte e pranishme në vendngjarje.
Pas dyshimeve për shantazh, pronari i kompanisë, Haxhi Zejnullahu, dorëzoi kallëzim penal kundër Fazliut. Policia ngriti një kallëzim tjetër për keqpërdorim detyre.
Përkundër provave, hetimet u zvarritën nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, duke çuar në anulime dhe rifillime të hetimeve, deri në ngritjen e një aktakuze në mars 2025. Ndërkohë, Inspektorati i Punës në Prishtinë e suspendoj Fazliun, i cili nisi një fushatë kundër kryeinspektorit Hekuran Nikqi.
Ky rast vazhdon të tërheqë vëmendje për zvarritjet dhe vendimet e diskutueshme të prokurorisë.

Leave a Reply