Një protestë e madhe kundër trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pritet të zhvillohet nesër në Shkup, duke filluar në orën 13:00.
Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe rajone të tjera janë mobilizuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoni, Albi Ahmeti, përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar rëndësinë e kësaj proteste që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu”.
Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe për të kundërshtuar akuzat që konsiderohen të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një shprehje të unitetit dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare.
Edhe Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Abelard Tahiri i PDK-së kanë shprehur mbështetje për protestën, duke nënvizuar rëndësinë e drejtësisë dhe lirisë. Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, ka konfirmuar se përgatitjet për protestën janë përfunduar dhe pritet një pjesëmarrje prej rreth 20,000 personash, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply