Komandantët e KFOR-it dhe FSK-së diskutojnë sigurinë rajonale

Gjenerali turk Ozkan Ulutash, në cilësinë e Komandantit të KFOR-it, zhvilloi sot një takim me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.

Gjatë këtij takimi, të dy zyrtarët diskutuan mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë. Në komunikatën zyrtare theksohet se Gjeneralmajor Ulutaş nënvizoi domosdoshmërinë e një koordinimi të vazhdueshëm dhe të ngushtë për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm në Kosovë dhe për të garantuar stabilitetin në gjithë rajonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *