Dy viktima në aksidentin tragjik në autostradën Rugova

Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, e cila njihej si eksperte e ekonomisë në Shqipëri, humbën jetën në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti përfshiu një veturë dhe një kamion, ndërsa shoferi i kamionit u lëndua dhe po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 në kilometrin e 26-të të autostradës, ku përplasja rezultoi fatale për dy viktimat.

Policia e Kosovës, përmes zëdhënësit Baki Kelani, konfirmoi incidentin tragjik për Klankosova.tv, duke sqaruar se kamioni kishte targa vendore, ndërsa vetura ishte me targa të huaja. Ky aksident ngjalli tronditje të madhe dhe po hetohet nga autoritetet për të kuptuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *