Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka fituar një mbështetje të madhe në fshatrat Nadakoc, Sfaraqak dhe Mavriq.
Ai deklaroi se banorët e këtyre fshatrave i pritën me entuziazëm dhe përkrahje të fuqishme.
“Nadakoci, Sfaraqaku dhe Mavriqi shprehën mbështetje të jashtëzakonshme për vizionin tonë! Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Xhon Gubetini, takuam banorët e këtyre fshatrave dhe u pritëm me entuziazëm e përkrahje të madhe.” – shkruan Idrizi.
Idrizi shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj banorëve për besimin e tyre.
“Faleminderit nga zemra për gjithë besimin dhe mbështetjen tuaj!” – përfundoi Idrizi.
Postimi i plotë:

Leave a Reply