Protestë në Shkup për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Në qendër të Shkupit, sot po zhvillohet një protestë e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me gjyq në Hagë.

Organizatorët kanë theksuar se protesta do të jetë e qetë dhe paqësore. Sipas tyre, kjo iniciativë synon të shprehë pakënaqësitë për mënyrën si janë trajtuar ish-udhëheqësit dhe veteranët e UÇK-së, duke ngritur shqetësime për procesin gjyqësor që ata e konsiderojnë të padrejtë dhe të paqartë.

Ata theksojnë se kontributi i këtyre individëve në luftën për liri shpesh është nënvlerësuar. Protesta në Shkup ndjek një seri tubimesh që janë mbajtur më parë në Prishtinë, Tiranë dhe qytete të tjera, ku është shprehur kritika ndaj një procesi që veteranët e UÇK-së e vlerësojnë si të motivuar politikisht dhe të padrejtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *