Kapet 4.6 kg kokainë, në pranga katër persona të dyshuar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, kreu me sukses operacionin “Kulla” në Ferizaj pas disa muajsh hetimesh mbi trafikimin e drogës.

Gjatë këtij aksioni, u arrestuan katër individë dhe u konfiskuan 4.6 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 140 mijë euro në treg. Operacioni u mbështet nga njësitë e DHTN-së nga Prishtina dhe NjSI, të cilat ndihmuan hetuesit e DHTN-Ferizaj.

Të arrestuarit përfshijnë dy shtetas shqiptarë, A.L. dhe M.B., të lindur në vitet 1973 dhe 1971, si dhe dy kosovarë, të dy me inicialet A.B., të lindur në vitet 1997 dhe 1993.

Gjatë aksionit, përveç drogës, policia sekuestroi edhe një pistoletë me 14 fishekë, dy telefona celularë, para, dy vetura dhe një motor katër-rrotësh. Pas intervistimit, të dyshuarit u dërguan në mbajtje deri në 48 orë me vendim të prokurorisë.

Ndërkohë, dy persona të tjerë mbeten në kërkim nga autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *