Besim Mulaj paraqet pesë prioritetet si kandidat i LDK-së

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numrin 79, ka paraqitur pesë angazhimet kryesore nëse fiton besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Mulaj theksoi se politika duhet të jetë në shërbim të interesit publik dhe të qytetarëve, duke shmangur interesat e ngushta dhe pazaret politike. Ai premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend, duke u angazhuar për adresimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve të tyre dhe kërkimin e zgjidhjeve reale.

Në angazhimin e tij të dytë, Mulaj zotohet të mbështesë vetëm ato ligje që janë në interes të Kosovës, duke refuzuar çdo ndikim nga interesat e ngushta. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e krijimit të një mjedisi ekonomik të favorshëm për investime dhe vende të reja pune.

Mulaj paralajmëron gjithashtu një luftë të fuqishme kundër monopoleve që pengojnë konkurrencën e lirë. Për zhvillimin e infrastrukturës, ai premton lobim për përfundimin e projekteve rrugore të rëndësishme, përfshirë rrugët Pejë–Rugovë, Klinë–Istog dhe Kalliqan në Bjeshkë, të cilat i sheh si thelbësore për zhvillimin rajonal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *