Italia, Bullgaria dhe Malta kanë bashkuar forcat me Belgjikën në kërkimin e zgjidhjeve për të mbështetur financiarisht Ukrainën, duke shmangur përdorimin e drejtpërdrejtë të aseteve të ngrira ruse.
Këto vende theksojnë nevojën për alternativa legjitime dhe të qëndrueshme që nuk krijojnë rreziqe ligjore apo financiare. Komisioni Evropian, ndërkohë, ka propozuar bllokimin e aseteve për të anashkaluar pengesat nga Hungaria, e cila ka shfaqur skepticizem ndaj skemës së ofruar.
Kryeministri belg, Bart De Wever, ka kritikuar nismën për rreziqet e saj potenciale. Neni 122 i BE-së është aktivizuar për të bllokuar përhershëm asetet ruse, duke i hequr mundësinë kthimit të fondeve në Rusi dhe duke sfiduar pozicionin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Ky diskutim pritet të vazhdojë në Këshillin e ardhshëm të BE-së, ku do të shqyrtohen ndryshimet e propozuara nga Belgjika dhe garantimet për Euroclear. Vendimi kërkohet të mos krijojë një precedent të ri për politikën e jashtme të BE-së.

Leave a Reply