Ish-anëtari i bordit të KOSTT-it kritikon Rizvanollin për nënstacionin në Malishevë

Nebih Zariqi, ish-anëtar i Bordit të KOSTT-it, ka akuzuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për mosdhënien e informacionit të saktë lidhur me nënstacionin në Malishevë.

Në një postim publik, Zariqi shpreh se deklaratat e ministres për këtë çështje përbëjnë “keqinformim të hapur” dhe bien ndesh me fakte të verifikueshme. Ai sqaron se projekti për ndërtimin e nënstacionit 220/35/10(20) kV në Malishevë ishte planifikuar që nga 2017–2018, por vonesat u shkaktuan nga vendimet institucionale pasuese.

Gjatë periudhës 2018–2020, KOSTT operoi pa Bord Drejtues, gjë që, sipas Zariqit, pengoi investimet kapitale. Në vitin 2020, KOSTT kishte një fitim prej 72 milionë euro, i cili u përdor për mbulimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore, përfshirë Malishevën dhe Klinën.

Zariqi thekson se përdorimi i këtyre fondeve për qëllime të tjera ka penguar realizimin e projekteve të planifikuara dhe ka lënë KOSTT-in të prapambetur nga 2021 deri më 2025. Ai akuzon Rizvanollin për mosparaçitjen e realitetit të plotë dhe bashkangjit planin e biznesit të KOSTT-it si dëshmi të planifikimit të hershëm të nënstacionit në Malishevë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *