Franca ngadalëson përparimin e Malit të Zi drejt BE-së

Franca ka vendosur të ngadalësojë përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky vendim ka ndikuar në aftësinë e Malit të Zi për të mbyllur pesë kapituj të negociatave, pasi që Parisi zyrtar ka bllokuar avancimin e kapitujve që lidhen me bujqësinë dhe peshkimin. Ky qëndrim u bë publik gjatë një mbledhjeje të Grupit të Punës së Këshillit Evropian, ku përfaqësues francezë kundërshtuan mbylljen e kapitullit të bujqësisë dhe atij të peshkimit, duke argumentuar se përpjekjet aktuale nuk përputhen me standardet e BE-së.

Ndërkohë, Mali i Zi, i cili ka nisur negociatat për anëtarësim që nga viti 2012, pritet të mbyllë vetëm tre kapituj deri në fund të vitit. Këto përfshijnë të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve, lirinë e lëvizjes së kapitalit, dhe të drejtën tregtare.

Pavarësisht mundësisë teorike për rishikimin e vendimit francez në nivel ministror, burimet diplomatike vlerësojnë se një ndryshim i këtij vendimi është pak i mundur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *