Rritje e mundshme e tatimit në pronë për bizneset, thotë AKK-ja

Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka paralajmëruar për rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë për pronat komerciale, si rezultat i zbatimit të shkallës progresive të tatimit të parashikuar nga ligji aktual.

Rritja e parashikuar mund të arrijë deri në mbi 200 për qind për disa biznese, gjë që mund të ndikojë negativisht në likuiditetin dhe investimet e tyre, duke i vendosur ato në rrezik. Ibrahimi thekson se rritja prek vetëm pronat që përdoren për qëllime ekonomike, si prodhim, tregti dhe shërbime.

Ai ka shpjeguar se për pronat komerciale me vlerë të lartë, faturat e tatimit mund të shumëfishohen. Për shembull, një pronë me vlerë 7 milionë euro mund të ketë një faturë tatimore që kalon nga 11–12 mijë euro në mbi 26 mijë euro.

Ibrahimi gjithashtu ka kritikuar faktin se komunat nuk ishin konsultuar gjatë hartimit të ligjit, duke shtuar se AKK kërkon ndryshime që tatimi të përshtatet më mirë me realitetin ekonomik të Kosovës. Për të lehtësuar situatën, ai sugjeron që Ministria e Financave të shtyjë lëshimin e faturave deri më 31 mars të vitit të ardhshëm, për të mundësuar analiza më të hollësishme dhe konsultime me palët e interesuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *