Bajrami kërkon hetim për licensimin e EFT-së nga qeveria Kurti

Berat Lahu, një ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe personave të emëruar prej tij në sektorin e energjisë.

Në një diskutim televiziv, Lahu ka vënë në pah mënyrën e licencimit të kompanisë EFT, të drejtuar nga biznesmeni serb Vuk Hamoviq, nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i përzgjedhur nga qeveria aktuale. Sipas Lahut, kompania EFT, e themeluar në Kosovë në vitin 2015, aplikoi për licencë në dhjetor 2020.

Në atë kohë, Kosova ishte ende e varur nga rrjeti energjetik serb. Por pas pavarësimit të KOST, Serbia ndërpreu lidhjen, duke detyruar Kosovën të kërkonte alternativa për kalimin e energjisë përmes vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia.

Kjo çështje ka ngjallur reagime edhe nga Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kërkon që licenca e EFT-së të anulohet nga bordi i ri. Bajrami thekson se prokuroria duhet të hetojë urgjentisht situatën e krijuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *