Policia e Kosovës ka publikuar informacione lidhur me një aksident që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometri e 27-të.
Sipas raportit, incidenti u raportua rreth orës 07:47 dhe përfshiu dy automjete civile, të cilat drejtoheshin nga gra kosovare. Si pasojë e përplasjes, dy nga gratë pësuan lëndime trupore dhe u transportuan për trajtim mjekësor.
Autoritetet policore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Me vendim të prokurorit, njëra nga drejtueset, e dyshuar si përgjegjëse për aksidentin, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet përkatëse për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply