27 Vjet nga Rasti “Panda”: Krim i Manipuluar për Shqiptarët

Sot shënohen 27 vjet nga një ngjarje tragjike në Pejë, ku gjashtë të rinj serbë humbën jetën në një incident të organizuar nga Serbia, i njohur si rasti “Panda”.

Ngjarja ndodhi më 14 dhjetor 1998 kur dy persona të armatosur hapën zjarr në një lokal, duke lënë viktima: Ivan Radeviq, Ivan Obradoviq, Vukota Gvozdenoviq, Dragan Trifoviq dhe më vonë në spital vdiqën Svetislav Ristiq dhe Zoran Stanojeviq. Në atë kohë, pesë shqiptarë nga Peja u fajësuan dhe u dënuan për këtë akt, por u liruan një muaj më vonë pas ndërhyrjes së Kryqit të Kuq, megjithëse pësuan tortura në burgjet serbe.

Mediumi malazez “M portal” ka raportuar se të njëjtët autorë janë përfshirë edhe në masakrën e Dubravës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se shqiptarët nuk ishin përgjegjës për këtë krim, megjithatë, Serbia vazhdon të mos e zbardhë plotësisht të vërtetën pas 27 vitesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *