Edona Llalloshi kritikon Albin Kurtin, Çitaku reagon ashpër

Vlora Çitaku, sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj një veprimi të deputetes së LVV-së, Edona Lalloshi, e cila i kushtoi një këngë liderit të partisë, Albin Kurti, gjatë një tubimi me mërgimtarë në Zvicër.

Çitaku e konsideroi këtë si një veprim “përtej marrëzisë” dhe të rrezikshëm për mentalitetin që përçon. Ajo argumentoi se ndonëse është e vështirë të kontrollohen veprimet e mbështetësve, pasi ata mund të shprehin adhurimin e tyre përmes këngëve, tatuazheve apo veprimeve të tjera, veprime të tilla mund të jenë të dëmshme për demokracinë.

Megjithatë, kur një deputete i dedikon një këngë liderit në një ngjarje të organizuar nga partia, dhe lideri e pranon me duartrokitje, Çitaku thekson se kjo tejkalon kufijtë e shijes së keqe apo folklorit politik. Sipas saj, ky veprim është i rrezikshëm jo për cilësinë artistike të këngës, por për mentalitetin që ai nxit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *