Policia: Drejtuesit të tregojnë kujdes në kushtet e mjegullës

Policia e Ferizajt ka bërë një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve në rajon që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të mjegullës së dendur që ka mbuluar disa zona.

Mjegulla është vërejtur në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, duke ulur dukshëm dukshmërinë, veçanërisht në zonat e ulëta dhe afër lumenjve. Shoferët këshillohen që të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, duke shmangur dritat me rreze të gjata, të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të qëndrojnë në krahun e djathtë të rrugës.

Kujdes i veçantë duhet treguar për ndryshimet e papritura të dukshmërisë, pasi mjegulla mund të krijojë iluzione optike që mund të çojnë drejtuesit të mendojnë se po lëvizin më ngadalë. Drejtoria Rajonale e Policisë thekson rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe nënvizon se siguria në trafik është një përgjegjësi e përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *