AKP njofton aksion humanitar për dhurimin e gjakut

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të organizojë një nismë humanitare për dhurimin e gjakut, e cila do të realizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).

Kjo veprimtari do të zhvillohet në hapësirat e zyrave të AKP-së në Prishtinë. Qëllimi i këtij aksioni është të ndihmojë në përmbushjen e nevojave të vazhdueshme për gjak të QKTGjK-së dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut.

Përmes kësaj iniciative, AKP synon të kontribuojë në shpëtimin e jetëve dhe të forcojë solidaritetin në shoqëri. Në këtë mënyrë, AKP po merr një hap të rëndësishëm drejt përkrahjes së përpjekjeve kombëtare për sigurimin e rezervave të gjakut dhe sensibilizimin e publikut për t’u angazhuar në dhurimin e gjakut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *