Një përplasje mes dy automjetesh ka ndodhur sot në mëngjes në zonën e Shupkovcit, përgjatë rrugës që lidh Mitrovicën me Prishtinën.
Deri më tani, nuk ka informacione të sakta nëse ka të lënduar nga ky incident. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e njësive të Policisë së Kosovës që janë angazhuar për të menaxhuar situatën.
Detaje të tjera priten të publikohen me zhvillimin e hetimeve.

Leave a Reply