Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është më e sigurt dhe e fortë ekonomikisht krahasuar me pesë vite më parë.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e mbi 200 bizneseve, ai garantoi mbështetje të vazhdueshme dhe zvogëlim të burokracisë për bizneset. Në fjalën e tij në konferencën vjetore të organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Kurti theksoi se borxhi publik i vendit mbetet më i ulëti në rajon.
Ai shtoi se rritja ekonomike tejkalon 4 për qind dhe sektori bankar është i mirëmenaxhuar. Kurti nënvizoi se ky stabilitet ekonomik është një bazë e fortë për zhvillim të mëtejshëm.
Bruto produkti vendor ka arritur për herë të parë në 11 miliardë euro, me pritshmëri që vitin e ardhshëm të arrijë në 12 miliardë euro. Ndërkohë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vuri në dukje sfidën e mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në vend.

Leave a Reply