Kamenica ndalon duhanin jashtë institucioneve publike

Komuna e Kamenicës ka vendosur të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat e jashtme të institucioneve publike nën administrimin e saj.

Kjo urdhëresë përfshin ambientet e hapura rreth ndërtesës së Komunës, shkollave fillore dhe të mesme, çerdheve, institucioneve arsimore-edukative, qendrave mjekësore familjare dhe ambulancave. Gjithashtu, ndalesa aplikohet edhe për drejtoritë, zyrat dhe njësitë vartëse, si dhe për institucionet kulturore, rinore dhe sportive.

Ky vendim është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, dhe synon të promovojë një mjedis më të shëndetshëm për qytetarët. Përmes kësaj iniciative, Komuna e Kamenicës po ndërmerr hapa për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të krijuar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë banorët e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *