Arsim Syla, akuzuar për përfshirje në vrasjen e V.B.
në Podujevë më 2023, u paraqit para gjykatës të hënën për të mbrojtur veten nga akuzat e ngritura ndaj tij dhe djalit të tij të mitur, L.S. Gjatë seancës gjyqësore, Syla u përgjigj pyetjeve të avokatit të tij, Besnik Berisha, duke mohuar kategorikisht akuzat për planifikimin e krimit.
Syla tregoi se qëndrimi i tij në supermarket ku ndodhi ngjarja zgjati rreth një orë dhe se, pasi pa makinën e viktimës, vendosi të largohet për të shmangur një përplasje. Ai theksoi se ishte ndarë nga djali i tij dhe ishte kthyer në shtëpi, ndërkohë që i mituri u kthye vetëm për të bërë pazar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë më 18 mars 2024, duke pretenduar se Syla, për hakmarrje dhe për shkak të një konflikti të mëparshëm me V.B., kishte instrukturuar djalin e tij për të kryer krimin. Sipas prokurorisë, ngjarjet u zhvilluan në një supermarket në Podujevë, ku Syla dhe djali i tij panë V.B.
dhe më pas u larguan, ndërsa i mituri u kthye për të kryer aktin kriminal. Syla mohoi çdo përfshirje në planifikimin e vrasjes dhe qëllimin e djalit për ndonjë akt kriminal.

Leave a Reply